-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Koha e lëmoshave ka mbaruar, tani bujqësia kërkon cilësi dhe bashkëpunim

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët dhe sipërmarrësit e qarkut të Elbasanit, ku theksoi rëndësinë e cilësisë në bujqësi dhe nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes fermerëve dhe pushtetit vendor. Ai theksoi se koha e lëmoshave elektorale ka përfunduar dhe tani është momenti për të krijuar mundësi reale zhvillimi.

“Ikëm nga koha kur bujqësia funksiononte me lëmosha elektorale. Duhet të krijojmë mundësi për të gjithë dhe të kemi mbështetje të qëndrueshme. Për të ardhur zhvillimi dhe paraja, është e nevojshme që fermerët të kenë kapacitetin për ta thithur atë. Unë dua që këto vite të jenë vitet e krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta mes fermerëve dhe pushtetit vendor, ndërmarrje që sjellin më shumë të ardhura për ju dhe jo për ne. Kapitali fillestar për këto ndërmarrje duhet të jetë modest, që më pas ju të mund të punoni dhe të mendoni se si do të paguani kreditë, pa u detyruar të shisni pasuritë. Shembujt e mirë duhet të shërbejnë si frymëzim. Kjo është koha për një hov të madh cilësor në bujqësi dhe jam i sigurt se nuk ka asnjë vështirësi që ne nuk mund ta kalojmë,“ deklaroi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit