-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Vetëm votimi me detyrim e rrëzon Ramën

Kryesoret

Lideri demokrat Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e sotme kombëtare u tha qytetarëve se vetëm votimi me detyrim e rrëzon Edi Ramën, sipas tij populli shpëton vetëm kur të vrasë frikën.

Ka një mësim që ne mund të nxjerrim nga zgjedhjet në Hungari, ajo që ishte ndryshe, ishte pjesëmarrja masive mbi 80%. Kjo është arsyeja pse unë kam propozuar ligjin për votimin me detyrim, ligj të cilin e kanë një seri vendesh demokratike në Europë dhe botë se vetëm një pjesëmarrje e tillë e detyruar do të mund të çlironte shqiptarët nga frika dhe do të mund të bënte ndryshimin për rezultatet që duhen.

Por në Shqipëri një pjesëmarrje e tillë është e ndalur, është e ndalur nga thirrjet dhe kërcënimet e hapura të Edi Ramës për të mos dalë në sheshe dhe për të mos u paraqitur në votime nëse nuk votojnë PS-në.

Eshte e ndaluar nga patronazhistët, që u marrin kartat, ID-të, qytetarëve që ditën e votimit nuk duhet të votojnë. Kjo është e ndaluar nga ndryshimet e QV-ve. Pjesëmarrja masive është ndaluar nga kërcënimet e krimit dhe blerja masive e të drejtës së votës. Pagesa për të mos dalë në votime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit