Gjatë shqyrtimit të projektligjit për ndryshimet në ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, një debat i ndezur ka shpërthyer mes Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, dhe deputetit Tedi Blushi.
Diskutimi ka pasur për qendër ndryshimet që synojnë forcimin e mekanizmave të mbrojtjes për ata që denoncojnë korrupsionin, duke nxjerrë në pah tensionet dhe ndasitë mes anëtarëve të komisionit në lidhje me efektivitetin e ligjit të mëparshëm dhe nevojën për reforma të reja.
Ulsi Manja: Projektligji ose siç njihet ndryshe projektligji bilbil-fryrësve. Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, nismë e deputetit Erjon Malaj.
Flet pa mikrofon Tedi Blushi
Ulsi Manja: Duro mor burrë, duro. Se do të të bie radha për të folur dhe do ti konsumosh kot.
Flet pa mikrofon Tedi Blushi
Ulsi Manja: I kemi bashkuar nismat, ky quhet në gjuhën tjetër, quhet ligji i bilbil-fryrësve zoti Blushi, por duke qenë se në variantin ekzistues nuk i kanë rënë shumë njerëz bilbilit me ligjin e vjetër, kemi sjellë ligjin e ri që t’i bien më shumë njerëz bilbilit për të luftuar korrupsionin në administratën publike.
Tedi Blushi: Nuk i dëgjoni kur i biem bilbilit.
Ulsi Manja: Ça t’i dëgjojmë se ti ke gjithë ditën që i bie bilbilit kot.









