Gjykata e Bolonjës në Itali, ka dënuar me 11 vite burg 16 vjeçarin qëq akuzohej pë vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij Fallou Sall, më 4 shator 2024.
Ngjarja ndodhi kur Fallou ndërhyri për të mbrojtur një shok të tij.
I riu akuzohej gjithashtu për tentativë vrasjeje ndaj shokut të Fallou, çështje që u rishikua si plagosje e rëndë, dhe për mbajtje të paligjshme të thikës. Prokuroria kishte kërkuar një dënim total prej 21 vitesh.
Prindërit e viktimës shprehën zhgënjimin e tyre: “Një turp. Kjo është dënimi për një vrasje?”, tha babai i Fallou, ndërsa nëna mbeti e heshtur dhe me lot në sy.
Procesi u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe i riu, i mbrojtur nga avokati Pietro Gabriele, kishte pretenduar mbrojtje legjitime. Prindërit e viktimës u asistuan nga avokatja Loredana Pastore.









