Një person është gjetur i pajetë në breg të detit, në zonën e ‘Lungomares’, mëngjesin e sotëm.
Shkaqet e vdekjes dhe identiteti i viktimës nuk janë ende të qarta.
Policia ka rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.









