-sidi education-spot_img
-6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli: Do të heqim vetëm 50% të sanksioneve për Kosovën

Kryesoret

Komisioni Evropian do të lëshojë 50 për qind të asistencës financiare për Kosovën në kuadër të procesit të heqjes së masave ndëshkuese.

“Pas transferit të rregullt dhe të qetë të pushtetit lokal në dhjetor 2025 pas zgjedhjeve të fundit lokale, ne do të lëshojmë tutje përafërsisht 50 për qind të asistencës financiare në shumë prej rreth 216 milionë eurosh“, ka thënë zëdhënësi për mediat ne Kosove.

“Kjo do të mundësojë nënshkrimin e 4 projekteve (që së bashku përbëjnë 34,6 milionë euro të kontributeve të BE-së) dhe të nisë implementimi. Po ashtu për të përmbyllur programimin e mbetur të fondeve IPA III që janë dedikuar Kosovës“, thotë më tej i njëjti burim.

Nga kjo, 181 milionë pritet të planifikohen për miratim nga Komisioni Evropian si vendim për financim në pranverë të vitit 2026, që do të mundësonte projektet e para të nisin në pjesën e dytë të vitit 2026.

Të martën, ministrat e BE-së përmes konkluzioneve të presidencës daneze të BE-së kishin përshëndetur heqjen e masave të mbetura. Por shpejtësia dhe modaliteti i heqjes së tyre tash varen nga Komisioni Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit