Dalin detajet e reja nga shwerri që ndodhi pak minuta më parë mesw të miturve në një shkollë 9 vjeçare në Sarandë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e një shkollës jopublike akoma pa nisur ora e mësimit, se kush i kishte zënë rrugën njëri-tjetrit.
Sherri mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të ftohta, si thikë. Paraprakisht mësohet se njëri prej të miturve të përfshirë në këtë konflikt, një 13-vjeçar ka plagosur me thikë në qafë shokun tjetër, dy vite më të madh.
15 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar.









