-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Prokurori Prençi si me Ballukun të veprojë me guxim për inceneratorin

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi shprehet se prokurori Dritan Prençi ashtu sikur po vepron me Belinda Ballukun duhet të veprojë edhe me dosjen e inceneratorit të Tiranës.

“Nuk besoj se ka politikan apo qytetar që ta ketë kritikuar publikisht Prokurorin Dritan Prenci më shumë se unë. Dhe kjo kritikë nuk ka qenë as impulsive, as personale, por mbështetur në një fakt kokëfortë: mos-hetimin deri në fund të aferës së inceneratorit të Tiranës dhe mosnxjerrjen para drejtësisë të dy pronarëve faktikë të kësaj grabitjeje monumentale, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Por për arsye se koha që kalon pa drejtësi sakaton kurrizin e stërmunduar të shqiptarëve dhe duke i qendruar besnik këtij parimi, sot dua ta përgëzoj prokurorin Prençi për profesionalizmin dhe guximin real në çuarjen e mega aferës “Balluku” para drejtësisë.

E sidomos në një klimë presioni të jashtëzakonshëm nga vetë kryeministri, mediat e qeverisë dhe nga rrjete kriminale të afta të bëjnë gjithçka për ta heshtuar të vërtetën.

Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të zv. Kryeministres, fill pas një vendimi skandaloz të Gjykatës Kushtetuese është akt kurajoje institucionale, përpos se akt korrekt procedurial.

Një standard i munguar prej vitesh që shoqëria shqiptare e ka kërkuar me ngulm, shpesh duke u ndjerë e tradhtuar.

Por respekti i sotëm nuk e fshin detyrimin e nesërm. Të njëjtin standard hetimi, të njëjtin guxim dhe të njëjtën pavarësi shqiptarët presin edhe për aferën e shekullit, inceneratorin inekzistent të Tiranës. Një fantazmë betoni dhe kontratash që deri më tani kanë djegur të paktën 180 milionë euro nga taksat tona.

Drejtësia nuk matet me raste të izoluara, por me koherencë. Dhe koherenca është prova e vërtetë e integritetit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit