Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar në Parlamentin Italian se marrëveshja me Shqipërinë për kampet e emigrantëve do të funksionojë dhe është një model që po ndiqet me interes nga shumë shtete evropiane.
Ajo theksoi se ky model do të kontribuojë në uljen e flukseve të emigracionit të paligjshëm dhe do të shërbejë si mjet parandalues për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtimeve nga e majta.
Në fjalën e saj, Meloni gjithashtu u shpreh se ky model bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë do të ketë sukses dhe se Italia është e angazhuar për të luftuar migracionin e paligjshëm.
Ajo foli edhe për situatën në Ukrainë, duke sqaruar se Italia nuk ka dhënë miratim për përdorimin e aseteve ruse dhe çdo vendim të tillë kërkon një bazë të fortë ligjore.









