-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani nga samiti: Kosova ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, António Costa, në Bruksel ku shkoi për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, teksa tha se Kosova deri më tani ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga BE.

“Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian. Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të 2022-ës, por dosja e saj s’ka lëvizur aspak që nga ky vit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit