Një vit pasi u gjet në rrugët e New York, në Manhattan, duke lypur, Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani janë rikthyer aty ku nisi gjithçka.
Ata kanë ndarë foto nga momenti kur janë gjendur te vendi ku edhe u takuan për herë të parë. Ilirjani ishte një nga njerëzit që ndihmoi Parashqevi Simakun duke i gjetur menjëherë strehim për ta larguar nga rruga.

“Pas 1 viti te vendi që preku gjithë shqiptarët”, shkruan Ilirjani në foto. Në fotot e postuara, Ilirjani ka bërë një premtim për të.
“Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qira shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do ti”, shkruan ai.









