Prokuroria e Posaçme ka emëruar Edvin Shvarc përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, pranë SPAK-UT.
Njoftimi i prokurorisë
Në mbështetje të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut III të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil, kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim dhe përfundimit të procesit të ankimit, njofton se, për pozicionin:
1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, Kategoria e ulët drejtuese, Klasa III-1, kandidati fitues është: 1. Edvin Shvarc.









