Dan Bongino përmes një postimi në rrjetin x tregon se në janar do të jap dorëheqjen nga posti i tij si zv.drejtor i FBI-së, duke falenderuar presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe drejtorin e përgjithshëm të FBI-së për mundësinë e dhënë.
“Do të largohem nga pozicioni im në FBI në janar. Dua të falënderoj Presidentin Trump, AG Pam Bondi dhe Drejtorin Kash Patel për mundësinë për të shërbyer me qëllim.”
Më e rëndësishmja, dua t’ju falënderoj juve, bashkëkombësve të mi amerikanë, për privilegjin t’ju shërbej. Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë ata që e mbrojnë atë”, u shpreh Bongino.
Vendimi vjen pasi Trump tha të mërkurën se ish-prezantuesi i podkasteve bëri një punë të shkëlqyer në detyrë dhe dëshiron të kthehet në emisionin e tij.









