-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Kavajë: Rama vodhi votën, nuk bëri zgjedhje, por farsë elektorale

Kryesoret

Në një fjalim të mbajtur në Kavajë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi kontributin e qytetarëve të Kavajës në luftën për liri dhe demokraci.

Ai kujtoi momentet historike të lëvizjes antikomuniste dhe vlerësuan rolin e qytetit si bastion të lirisë në Shqipëri. Berisha u shpreh se Partia Demokratike është ende e vendosur për të përmbysur regjimin aktual dhe për të mbrojtur votën dhe lirinë e shqiptarëve.

“Të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO. Të lëvizim të lirë. Të nxjerrim shqiptarët në krye për rroga dhe pensione në rajonin tonë. Ja dolëm t’i jap, të ndryshojmë, transformojmë infrastrukturën. Pranuam rotacionin si kusht i të gjitha kushteve për të respektuar lirinë e qytetarëve tanë. Por viti 2013 solli në pushtet një bandë kriminale. Solli në pushtet pasardhësit e atyre të cilët 45 vite shtypën me egërsinë më të madhe qytetarët shqiptarë. Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të fshijnë nga harta e Shqipërisë pluralizmin. Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shuajnë Partinë Demokratike si parti sovrane, të shpirtit dhe zemrave tuaja. Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të shndwrrojnw Partinë Demokratike në një parti fasadë të Partisë së Krimit. Të gjitha dështuan. Sot Partia Demokratike vjen në këtë 35 vjetor, ju garantoj unë, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sot Partia Demokratike ja doli. Ja doli me mbështetjen tuaj, me mbështetjen e demokratëve, jo vetëm të qëndrojë e fuqishme, por të mbrojë votën e shqiptarëve. Sot në të katër anët e vendit, në të katër anët e botës, është qartësuar se Edi Rama vodhi votën, se Edi Rama s’bëri zgjedhje, por farsë elektorale.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit