-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rëndohen pozitat e Belinda Ballukut, nën hetim për tendera dhe koncesion

Kryesoret

Pozitat e zv/kryeministres Belinda Balluku janë rënduar pasi është zbuluar se ajo po hetohet edhe për një koncesion të ri përveç tenderave të ndryshëm në sektorin e infrastrukturës.

Hetimi ka nxjerrë në pah shqetësime serioze lidhur me mundësinë që ajo të ndikojë në prishjen e provave, duke shfrytëzuar pozitat e saj si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministër.

Pjesë nga shkresa e SPAK:

  1. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvend
  2. Deputeti mund te ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet ne kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes se nje krimi te rende. Prokurori i Përgjithshëm me Drejtuesi Prokurorisë së Posaçme njofton menjehere Kuvendin i cili kur konstates se muk ka vend per procedim, vendos per heqjen e mases
  3. Për çështjet e parashikuara në paragrafet 2 dhe 3 te ketij neni. Kuvendi mund të diskutoje në seance me dyer të mbyllura, per arsye te mbrojtjes se te dhenume. Vendimi merret me rom të hapur.

Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit.

Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedures Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës se sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedure koncensioni;
Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se vazhdimisht gjatë ketij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet prane Institucionit Qendror që drejton vetë kjo shtetase, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure etj.).

Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Eshtë evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek deshmitarët;
Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për vepren penale që dyshohet si dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim);
Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet (Për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehures, duke qene ne ushtrimin e funksioneve të saj, për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet. Sillet në vemendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe se e pandehura menaxhon në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera, te parashikuara per Institucionet Qendrore qe ajo drejton). Bashkëlidhur, ju paraqesim:
.
Vendimin nr.118, datë 19.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit