Deputeti Klevis Balliu ka njoftuar organizimin e një takimi me qytetarët në Njësinë 14, ku do të diskutohen angazhimi dhe përballja me qeverisjen aktuale.
Postimi i Balliut:
“Të dashur miq,
Sot,në orën 18:30 ju ftoj në takim në Njësinë 14, te sheshi përballë Ozone (kryqëzimi i Astirit).
Është koha të mblidhemi, është koha që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve.
Ky takim ka vetëm një rend dite: përballjen me pushtetin.”









