Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur me dyer të mbyllura dhe po vijon prej orës 10:30 duke shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizim për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Prokurorët e SPAK, Dritan Prençi, kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho dhe prokurorja Dorina Bejko janë përballë deputetëve.
Balluku nuk është e pranishme në mbledhje por përfaqësohet nga avokati i saj.
Në relacionin e dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, SPAK ka renditur edhe arsyet se përse kërkon arrestimin e saj.
Debati për imunitetin e Ballukut/ Gaz Bardhi: Hapni dyert për median









