-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ali Ahmeti pastron BDI-në pas disfatës: Pakt për Maqedoninë

Kryesoret

Sot mbahet Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili pritet të shënojë një moment të rëndësishëm reformimi brenda partisë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përgatitur një listë emrash që pritet të largohen nga kryesia partiake, në kuadër të asaj që po cilësohet si “Kongresi i fshesës”, nga ana tjetër ai prezantoi 4 rezoluta kryesore të cilat janë të rëndësishme për stabilitetin dhe funksionimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut.

Në mesin e emrave që pritet të largohen nga strukturat drejtuese përmenden: Fatmir Dehari, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Teuta Arifi, Ramiz Merko, Sadulla Duraku dhe Resi Abdurrahmani.

Largimi i këtyre figurave shihet si sinjali i parë serioz për një reformë të thellë brenda partisë, ndërsa Kongresi i sotëm pritet të përcaktojë drejtimin e ri politik dhe organizativ të BDI-së në periudhën e ardhshme.

Ndërkohë 4 rezolutat janë:

  1. PËR PËRFORCIMIN E KARAKTERIT UNITAR TË SHTETIT DHE KONSOLIDIMIN E BARAZISË FUNKSIONALE
  1. PËR SHTETIN E SË DREJTËS, DREJTËSINË E PAVARUR DHE RIKTHIMIN E BESIMIT NË INSTITUCIONE

  2. PËR MARRËVESHJEN KOMBËTARE PËR PËRPARIM DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË VENDIT

  3. PËR INTEGRIMIT EVROPIAN

/ INA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit