Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim me banorët e Astirit në Tiranë, ku ka kritikuar qeverinë dhe ka akuzuar dy funksionarë të lartë, Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin, për pasuri të paligjshme.
Ai theksoi se ndërsa shumica e shqiptarëve jetojnë në varfëri dhe bizneset merren peng nga shteti, ata dy personat jetojnë në luks me “milionat e vjedhura”.
Statusi
Sot, në një takim masiv në Astir.
Agasi me 3 milionë euro vetëm në shishe vere,
Lubia me qindra apartamente,
ndërsa shqiptarët jetojnë në varfëri dhe biznesmenët merren peng nga shteti.
Narko-qeveria e Ramës ka rënë.
Asgjë nuk e ndal ndryshimin.
Të përballemi me narko-shtetin me çdo formë dhe mënyrë demokratike, sepse çdo veprim qytetar, paqësor dhe ligjor është i drejtë kur qëllimi është shpëtimi i demokracisë.
Më 22 dhjetor, ora 18:00,
të bashkohemi në revoltë qytetare kundër korrupsionit.









