-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Mbledhja u shty pa arsye, Rama dhe Balluku po i shmangen ligjit

Kryesoret

Në një konferencë për shtyp, Bardhi theksoi se Kryetari i Kuvendit ka detyrimin ligjor të thërrasë mbledhjen nëse kërkohet nga deputetët, duke i bërë thirrje që të zbatojë ligjin dhe të caktojë një datë të qartë. Ai theksoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku po përpiqen të tërheqin vëmendjen përmes veprimeve të tyre dhe po përdorin taktika intimidimi, veçanërisht ndaj vartësve të Ballukut.

“Kryetari i Kuvendit ka detyrim ligjor të thërrasë mbledhjen, nëse e kërkon opozita. Edi Rama dhe Belinda Balluku po tentojnë të tërheqin vëmendjen. Balluku ka intimiduar vartësit e saj. Kjo është arsyeja pse prokurorët kërkuan 3 ose 5 ditë maksimumi, nga e hëna deri të mërkurën. Ne kërkuam që mbledhja të mbahej të hënën, por Edi Rama ka një vendim të pacaktuar. Çfarë ndodhi në mbledhje? Ata kërkuan 20 minuta pushim, që të caktonin një datë, por u kthyen pa thënë asnjë datë. Edhe në media nuk treguan realitetin, por thanë se janë dakorduar. Nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje nga pesë anëtarët e opozitës, por ka pasur një qëndrim të qartë. Ata thanë se secili ka propozuar 5 data të ndryshme, por kjo është një genjeshtrë. Këtë e ka propozuar vetëm një anëtar. Balla flet gjithmonë për propozime, ndërsa Pelushi ka qëndruar gjithmonë pa folur. Prandaj, dje duhej të ishte mbledhja e hapur.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit