Ayu Putri është shtetasja indoneziane 20-vjeçare e arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.
Sipas të dhënave, e reja ka lindur fëmijën e saj rreth dy muaj më parë dhe më pas e ka braktisur, duke e lënë në ballkonin e banesës. Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë nga Indonezia, së bashku me shoqe të tjera, me të cilat jetonte në një ambient të marrë me qira. Vajzat punonin si pastruese në lokale të ndryshme në kryeqytet.
Në momentin e mbërritjes në Shqipëri, Ayu Putri ishte rreth pesë muajshe shtatzënë. Sipas hetimeve, gjatë muajit të tetë ajo ka shfaqur kriza të forta stresi dhe pas lindjes ka braktisur foshnjën në banesë. Shoqet e saj kanë njoftuar pronarin e shtëpisë, i cili më pas ka lajmëruar policinë.
Foshnja është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë më pas. Fillimisht, për shkak të rrethanave dhe gjendjes shëndetësore të nënës, ndaj saj ishte nisur hetim në gjendje të lirë, ndërsa së fundmi Gjykata ka lëshuar urdhër ndalimi dhe ajo është arrestuar.
Dyshohet për vrasjen e foshnjes, arrestohet 20 vjeçarja e huaj në Tiranë









