Katër protestë, aktivistë nga partia “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt janë shoqëruar në komisariat pas protestës para kryeministrisë. Gjithashtu janë sekuestruar dy makina me pajisjet teknike, gjenerator dhe foni.
Protesta nisi me tensione që në fillim pasi policia u përplas fizikisht me protestuesit dhe u përshkallëzua pasi policia tentoi që t’u heqë foninë dhe podiumin e ngritur, ku Adriatik Lapaj po mbante fjalimin me thirrje që Edi Rama të largohet.
Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij protestuan për të 12-ën ditë radhazi para kryeministrisë.









