Gjatë ditëve të festave të fundvitit, porti i Vlorës ka regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve që kthehen në Shqipëri përmes linjës nga Brindisi.
Vetëm sot, janë dokumentuar 288 pasagjerë dhe mbi 70 automjete. Policia Kufitare ka shtuar sportele për të përshpejtuar procedurat e kontrollit dhe për të shmangur vonesat, duke siguruar një kalim më të shpejtë për udhëtarët.
Pritet që fluksi të rritet edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.









