Një përplasje e dhunshme ka ndodhur të premten pas mësimit në Shkodër, mes dy grupeve adoleshentësh nga zona e Vau Dejës.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendqëndrimit të furgonëve që përdorin për të shkuar në shkollë, dhe përshkallëzohet kur një prej nxënësve nxjerr një thikë dhe tenton të sulmojë rivalët.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të plagosur seriozë, falë ndërhyrjes së një qytetari që arriti të ndërpresë përplasjen dhe të parandalonte pasojat më të rënda.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, por ka pasur mungesë bashkëpunimi nga dëshmitarët.









