Një 24-vjeçar, identifikuar si H. M., është kapur në flagrancë në afërsi të terminalit të autobusëve në Tiranë, pasi transportonte një armë zjarri kallashnikov me municion, me qëllim shitjen.
I dyshuari, banues në Bathore, kishte fshehur armën në një valixhe udhëtimi.
Operacioni, i realizuar pas informacioneve operative, ka çuar në sekuestrimin e armës dhe nisjen e hetimeve për veprime të mëtejshme.
Ai akuzohet për posedim dhe tregtimin e armëve të zjarrit.









