-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në Lezhë, sapo mori lajmin e vdekjes së djalit nëna i jep fund jetës

Kryesoret

Një tragjedi ndodhi mbrëmë në familjen Marku në Lezhë. 42-vjeçari Aleksandër Marku u gjet i pajetë në dyqanin ku punonte. Pas marrjes së lajmit nëna e tij Prene Marku i dha fund jetës në gjendje të rëndë psikologjike.

“Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë” njofton policia.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit