-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në foto i rrethuar me vajza në dosjen ‘Epstein’, Clinton: S’ka lidhje me mua

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka drejtuar akuza ndaj Shtëpisë së Bardhë përmes përfaqësuesit të tij, pas deklasifikimit dhe publikimit të fotografive ku ai shfaqet në kuadër të hetimit për skandalin Epstein.

Shtëpia e Bardhë nuk i mbajti këto dosje të fshehura për muaj të tërë për t’i publikuar vonë një të premte me qëllim mbrojtjen e Bill Clinton,” deklaroi përfaqësuesi i tij në një postim në X.

Ai i atribuon këtë veprim Shtëpisë së Bardhë si një përpjekje “për t’u mbrojtur nga ajo që do të pasojë ose nga ajo që do të përpiqen të fshehin”.

Madje edhe Susie Wiles ka thënë se Donald Trump e ka gabim për Bill Clinton,” shtoi ai, duke iu referuar komenteve të shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë për revistën Vanity Fair, ku ajo pranoi se Clinton nuk kishte qenë kurrë në ishullin e Epstein në Karaibe.

Clinton prej kohësh ka pohuar se i kishte ndërprerë lidhjet me Epstein rreth vitit 2005, përpara se ky i fundit, i dënuar për abuzim seksual dhe shfrytëzim të të miturve, të deklarohej fajtor.

Mund të publikojnë sa fotografi të duan – mbi 20 vjeçare – por kjo nuk ka të bëjë me Bill Clinton. Nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë lidhje me të,” theksoi ai në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit