-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Kongresit V të BDI, Halili: Momenti për reflektim moral dhe politik, jo servilizëm

Kryesoret

Pas Kongresit të V të BDI-së të mbajtur dje në qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reagur profesori dhe anëtari i BDI-së Festim Halili, pasi emri i tij nuk është përfshirë në listën e strukturave të reja drejtuese të partisë.

Reagimi i plotë

Me rastin e Kongresit të V-të të BDI-së, uroj mandatin e ri të Kryetarit z. Ali Ahmeti, me shpresën që ky mandat të shërbejë si moment reflektimi i thellë politik dhe moral për rrugën e mëtejme të organizimit dhe përfaqësimit. Kongreset nuk janë vetëm rituale formale të vazhdimësisë, por edhe pasqyra ku duhet parë me ndershmëri kontributi real i individëve dhe drejtësia e përzgjedhjeve. Për vite me radhë, shumë figura që kanë dhënë kontribut të prekshëm intelektual, institucional dhe shoqëror janë përballur me obstruksione të heshtura dhe janë lënë jashtë proceseve vendimmarrëse, ndërkohë që persona pa peshë meritokratike janë avancuar në pozita kyçe, veçanërisht në Tetovë, duke ju besuar çdo pozitë dhe duke shkelur mbi mundin e përkrahësëve, misionarëve e aktivistëve të denjë, e për më tepër, asnjë llogaridhënie për humbjen në 4 cikle zgjedhore rradhazi. Një parti që synon të mbetet relevante dhe e besueshme duhet të rikthejë meritokracinë si parim themelor, të dëgjojë zërat kritikë nga brenda dhe të krijojë hapësirë për ata që kanë dëshmuar me vepra, jo me servilizëm. Vetëm përmes këtij korrigjimi të brendshëm mund të forcohet besimi publik dhe të ndërtohet një vizion politik që i shërben vërtet shoqërisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit