Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin zonën e protestës së paralajmëruar për mbrëmjen e 22 dhjetorit.
Protesta do të zhvillohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë, me prani të shtuar policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit.
Ambasada kërkoi që qytetarët të ndjekin mediat lokale dhe të respektojnë udhëzimet e forcave të rendit, duke theksuar se situata mund të ndryshojë shpejt.









