-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Aksioni protestues për të rrëzuar narkoshtetin, fitorja është më pranë se kurrë

Kryesoret

Partia e Lirisë mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar, ku Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, shpalli nisjen e një aksioni protestues të pandalshëm për të rrëzuar “Narkoshtetin”, qeverinë e akuzuar për korrupsion dhe padrejtësi. Blushi kritikoi ashpër qeverinë për aferat e shumta, përfshirë inceneratorët dhe AKSHI-n, dhe theksoi se ajo nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve.

Të dashur anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar,
Të dashur shqiptarë, 

Në më pak se 2 orë, ne do të dalim në shesh për të nisur bashkë me shqiptarët aksionin e pandalshëm të rrëzimit dhe largimit përgjithmonë të Narkoshtetit.
Pushteti i kalbur i krimit dhe korrupsionit ka rënë sepse nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve të thjeshtë dhe nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

Asnjë regjim i ndërtuar mbi frikën, korrupsionin, krimin dhe padrejtësinë nuk mund të qëndrojë përgjithmonë sado represiv dhe i egër të jetë.
Shqiptarët janë zgjuar dhe sot me zemëratën e tyre të ligjshme, kundër një regjimi që u ka ngulur thikën në palcë, do të thonë fuqishëm fjalën e tyre.

Sovrani është ngritur në këmbë për t’a shporrur Edi Ramën që e shndërroi shtetin në vegël të krimit dhe ndërtoi një sistem grabitjeje kombëtare, ku paratë publike nuk shkojnë për paga, pensione dhe shërbime dinjitoze, por përfundojnë në xhepat e tij.

Barrën e kësaj babëzie skizofrenike që na rendit vendin e parë në Europë për korrupsion e mbajnë pensionistët, fermerët, mësuesit, mjekët, infermierët, minatorët dhe punëtori i thjeshtë.

Aferat e Belinda Ballukut na treguan se si paracaktohen tenderat për të grabitur me një dorë qindra milion euro.
Afera e AKSHI-t hodhi dritë se si bëhen bashkë grupet kriminale dhe Policia e Shtetit për të rrëmbyer dhe frikësuar ata që nuk i pranojnë garat fiktive dhe vjedhjen ditën për diell.

Edi Rama sot nuk po mbron as Belinda Ballukun dhe as Ergys Agasin, por veten dhe hajdutëritë e përbindshme të tij.

Çdo sekondë që Edi Rama qëndron në pushtet ndihmon vjedhjen në çdo sektor dhe varfërimin e pandalshëm të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. 

Sot të rinjtë nuk ia dalin të krijojnë një familje sepse lekët e krimit dhe korrupsionit kanë rritur në qiell çmimet dhe qeratë e apartamenteve.
Belinda Balluku ka sot 300 shtëpi, ndërsa 90% e të rinjve nuk blenë dot as një garsioniere në periferi të Tiranës, sepse u duhen 70-80 vite punë.

Shqiptarët janë sot populli më i varfër i Europës se ky regjim u taton bukën e gojës 20%, ndërkohë që kazinotë e kartelit të Sinaloas i taton 6% ndërsa oligarkët e maskuar si “partnerë strategjikë” që plaçkisin pronat publike dhe private të shqiptarëve nga Veriu në Jug i taton 0%.

Sot jemi të vjedhur sepse me pagat, pensionet dhe të ardhurat mizerabël i paguajmë ushqimet e shportës 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian.

Në vendin tonë ku pagat dhe pensionet janë sa gjysma e atyre në Kosovë, një kilometër rrugë e ndërtojmë 6-7 fish më shtrenjtë se kudo në kontinent.

Kjo ndodh sepse Kreu i Organizatës nuk ngopet së vjedhuri taksat e shqiptarëve dhe në vend t’ua shpërndajë atyre për rritje pagash e pensionesh, alokon 70% të buxhetit të shtetit për ndërtimin e gjoja projekteve publike që shkërmoqen si rrugët e florinjta në të katër anët e vendit.

Vetëm kostoja e një shishe verë që Edi Rama pi në ditë (33 mijë euro/shishja) është baraz me pensionin mesatar të 15 viteve.
4 milion euro koston vetëm kantina personale e verërave të Edi Ramës, aq sa duhet dhe tepron për ndërtimin e një shkolle në Astir që nuk u ndërtua kurrë.
Ndërkohë që harxhon 10 mijë euro në javë për detoksin në spitalet më të shtrenjta të Italisë, Edi Rama shpërndan 8 mijë lekë të vjetra ndihmë për personat me aftësi të kufizuar dhe 1.500 lekë ndihmë ekonomike në muaj për familjet në nevojë me 4 anëtarë.

Fyerje dhe poshtërim irritues, që nga sot dhe në ditët në vijim do të marrë përgjigjen e merituar.
90 mijë euro në ditë paguan Qeveria për një incenerator që nuk ekziston por nuk jep 75 mijë euro për të blerë pajisjet në Onkologjik që do shpëtonin mijëra të sëmurë me tumor dhe do t’i jepnin fund tragjedive në këtë spital në kufijtë e krimit kundër njerëzimit.

Vetëm në aferën e Tunelit të Llogarasë, Rama dhe Balluku shtuan pasurinë e paligjshme me 75 milion euro deri duke zhdukur edhe 2 ura, ndërsa për vitin e ardhshëm vendosën që pensionet të rriten vetëm 60 lekë në qytet dhe 20 lekë në fshat.

Këto çikërrima, që herë i quan indeksim dhe herë rritje pensioni, janë tallje, fyerje dhe poshtërim për mbi 700 mijë pensionistë, që detyrohen të zgjedhin mes ilaçeve dhe ushqimit, sepse 60% të pensionit të tyre nuk del as për të blerë bukë, e jo më për të paguar edhe faturat e kripura të energjisë elektrike.
Në vend të dedikonte fonde shtesë për rimbursimin e energjisë elektrike për të gjithë pensionistët e vetmuar, Edi Rama vjedh 95 mijë euro në ditë për dy tigrat lundrues nga

Bangladeshi që kurrë nuk prodhuan 1 kilovat energji dhe të vetmen emergjencë që zgjidhën ishte se ku do punësohej Yuri Kim pasi flama SOROS të shpallej “Non Grata” në administratën amerikane.
Sot jo vetëm nuk kemi një sistem shëndetësor të mirëorganizuar, por kemi një rrjet plaçkitës të mafias së ilaçeve që funksionon sipas parimit “paguaj ose vdis”.

Tragjeditë në Spitalin Onkologjik janë kthyer në simbolin e korrupsionit që vret pa mëshirë, të një qeverie të pashpirt që shpërdoron dhe vjedh miliarda dhe i lë qytetarët në mëshirë të fatit duke mos u rimbursuar dhe garantuar barnat e domosdoshme.
Bujqësia, ky sektor jetik i ekonomisë së vendit, ku është e punësuar 40% e fuqisë punëtore aktive, është në koma.

Fermerët po falimentojmë masivisht sepse edhe fondet IPARD, para të Bashkimit Europian, u zhdukën, u grabitën dhe përfunduan te inceneratorët, ndërsa fshati shqiptar u la pa mbështetje, pa investime dhe pa shpresë.
Arsimi është braktisur dhe rinia po largohet masivisht sepse kurrë nuk kanë qenë prioritet i Qeverisë.

Edi Rama ka zgjedhur t’i dëbojë sepse kërkon një shtet të dobët, nën kontroll, që t’i shërbejë vetëm atij dhe jo qytetarëve.
Ndaj e ka nxitur shpopullimin dhe vijon ta bëjë çdo ditë, deri duke goditur në AND familjen shqiptare, siç veproi me ligjin e zi dhe antikombëtar të diktuar nga George Soros për shpërbërjen me ligj të saj, me qëllim shndërrimin e Atdheut tonë në një fermë të surogacisë dhe perversitetit moral.

Provat e korrupsionit të përbindshëm janë të dritë të diellit, nga rruga Qukës-Qafë Plloçë, te Onlogjiku, e deri te kantina e verërave të Edi Ramës, sa do që ai të përpiqet t’i mbulojë gjurmët e krimeve të tij.

I zhdukuri i aferës së AKSHI-t, Ergys Agasi ia doli ta zhdukë kantinën-provë kundër Edi Ramës, imagjionin se çfarë po u bën sot Belinda Balluku, që është ende në zyrat e shtetit, provave të korrupsionit të saj dhe “palloshit të gjatë”.
Ndaj të gjithë sot të thonë fjalën e tyre për ndarjen përfundimtare nga ky regjim kriminal që funksionon si organizatë e strukturuar mafioze, që ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë.

T’u tregojmë me vendosmëri se frika vritet vetëm duke u përballur me të, se regjimet bien kur qytetarët ngrihen, se asnjë pushtet nuk është më i fortë se një popull patriot, i bashkuar dhe i vendosur.
Sot shqiptarët janë në këmbë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre themelore, përballë një regjimi armik të tyre që e ka shndërruar Shqipërinë, në të vetmin vend anëtar të NATO-s me të burgosur politik.

Ilir Meta mund të jetë sot pas hekurave, i burgosur politik i Narkoregjimit që e rrëmbeu dhe e izoloi nga tmerri që ka nga të vërtetat e tij, por kauza e lirisë që ai përfaqëson nuk mund të burgoset kurrë, ajo do të jetë sot në shesh, në zërin tuaj, në guximin tuaj, në fuqinë dhe vendosmërinë tuaj për t’u përballur me këtë regjim armiqësor.

Me Ilir Metën në krye ne do ta fitojmë këtë betejë sepse mezi presim të vemë në jetë 5 Prioritetet tona për 4 milion shqiptar plus, që do hapin një kapitull të ri për Shqipërinë e dekadave që do të vijnë, fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon, ku shpopullimi do të ndalet sepse do të dyfishohen pagat dhe pensionet, do të mbështeten familjet e reja, do të financohet siç e meriton arsimi dhe bujqësia dhe mirëqenia e shqiptarëve do të rritet, duke u garantuar jo vetëm shpresë por edhe mundësi të reja për të ndërtuar të sigurt të ardhmen në Atdheun e tyre. 

Regjimet bien kur populli ngrihet. Ne e dimë se kjo përballje kërkon sakrifica. 

Por ne jemi gati të paguajmë çdo çmim për lirinë e Shqipërisë!
Koha është e guximtarëve! 

Fitorja jonë është më pranë se kurrë! 

O sot o kurrë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit