-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme shtyn seancën ndaj Berishës në dosjen “Partizani”

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po hetohet në kuadër të dosjes “Partizani”.

Seanca e radhës është caktuar për datën 12 janar.

Gjatë seancës së zhvilluar sot, përfaqësuesit ligjorë të Berishës paraqitën argumentet e tyre mbrojtëse, duke kundërshtuar akuzën e korrupsionit pasiv.

Sipas avokatëve, organi i akuzës nuk ka paraqitur prova konkrete apo fakte të qarta që, sipas tyre, të provojnë përfshirjen e ish-kryeministrit në veprime penale.

“SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cënuar pluralizmin në Shqipëri”, tha avokatja Klodiana Gjyzari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit