I ftuar në emisjonin “5Pyetjet” nga Babaramo, juristi Kreshnik Spahiu diskutoj për një krizë ku qytetarët nuk komandohen më politikisht, dhe pjesa më e madhe e protestave mbahen vetëm nga strukturat partiake.
“Çdo shqiptar, përfshirë edhe demokratët, nuk komandohet politikisht. Përveç strukturave partiake që mbledhin njerëz në shesh – sepse popull në shesh nuk ka. Për çfarë duhet të dalin qytetarët në protestë? Për të rrëzuar Ramën dhe për të vendosur Berishën? Të gjithë janë të përfshirë në çështjen e SPAK-ut: njëri ka 34 dosje, tjetri 18. Për çfarë do të dalë populli që të riciklojë të njëjtat gjëra? Populli nuk ha më bar e din shumë mirë këtë.”









