Pasi Altin Dumani i kaloi stafetën, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka folur për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës.
Fjala e Brahos
Shpreh falënderimin tim, marrja e detyrës është angazhim për të respektuar ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK. Vlerësoj paraardhësit e mi në detyrë, zotin Kraja, zotin Dumani për guximin duke forcuar profilin e SPAK. Fokusi im do të mbetet respektimi rigoroz dhe respektimin e ligji. Institucioni do komunikojë në mënyrë të qartë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve.









