Një aksident rrugor ka ndodhur mbërmjen e sotme në segmentin rrugor Vrion – Krane, në kthesën e Finiqit. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.
Bëhet me dije se në makinë ndodhej vetëm shoferi shtetasi Aleksandër Xhuvani, 49 vjeç.
Si pasojë ka mbetur i plagosur 49 vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, ndërsa pritet të dërgohet te spitali i Traumës për mjekim më të specializuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë që drejtuesi i automjetit t’i nënshtrohet testit të alkoolit.









