Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare për shkak të detyrave që kjo e fundit ishte zotuar të realizonte në sektorin e energjisë.
Në këtë vendim të BE thuhet se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do ndërmarrë në korrigjimin e problemeve të konstatuara ne politikat e Energjisë.
Përjashtimi nga ky program i Shqipërisë lidhet drejtpërdrejtë me 3 projektligje që ishin përgjegjësi e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila zyrtarisht është e pandehur nga SPAK, për disa akuzua./Panorama









