Policia greke ditën e sotme ka arrestuar një nxënës 14 vjeç me origjinë nga Shqipëria, i cili mbante një thikë dhe qëndronte jashtë një shkolle në Selanik.
Sipas medias protothema, policia kontrolloi çantën e shpinës së të miturit dhe zbuloi se ai mbante me vete një thikë qelqi të improvizuar, afërsisht 20 centimetra të gjatë. Ai dyshohet se i tha policisë se e kishte me vete për vetëmbrojtje.
Arma e ftohtë sipas hetuesve, ishte bërë prej xhami, me gjatësi 20 centimetra.
Pas arrestimit dhe veprimeve hetimore, ai u la të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës.









