-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Apelit ashpërson masat për ndërtimet pa leje në Shëngjin

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka ndryshuar dhe ashpërsuar masat e sigurisë për disa persona të akuzuar për ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, dhe dy ish-përgjegjësit e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, është vendosur masa “Arrest në burg” për shpërdorim detyre.

Ndërsa për inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, masat janë ndryshuar nga “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit” në “arrest në shtëpi”, për falsifikim dokumentesh.

Gjykata ka lënë në fuqi masat për disa të akuzuar të tjerë, ndërsa prokurorja e çështjes ka kërkuar rishikimin dhe ashpërsimin e masave për të gjithë personat e implikuar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të ndërtimit të paligjshëm në këtë zonë turistike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit