-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Juventus i kthehet punës, por Zhegrova dhe Bremer nuk stërviten

Kryesoret

Pas suksesit ndaj Romës, Juventusi i Luciano Spallettit iu kthye punës në Continassa për t’u përgatitur për ndeshjen me Pisan e programuar për t’u luajtur në Arena Garibaldi të shtunën e 27 dhjetorit.

Zonja e Vjetër kreu një seancë stërvitore ku nuk ishin të pranishëm Cabal, McKennie, Conceiçao, Vlahovic, Gatti e Pinsoglio, që janë ende në fazë riaftësimi nga dëmtimet e tyre respektive. Por e reja e kësaj dite dhe që shqetëson pak skuadrën torineze ishte mungesa e Gleison Bremer dhe Edon Zhegrovës.

Mbrojtësi brazilian i trembi të gjithë në minutën e 60 në përballjen me verdhekuqtë kur u shtri në tokë përpara se të zëvendësohej. Megjithatë për të duket se nuk ka shumë probleme, Bremer thjesht u kursye në këtë seancë stërvitore sipas programit të menaxhimit të ngarkesës së punës të përcaktuar si dhe duke marrë parasysh edhe dëmtimin e mëparshëm në menisk.

Përsa i përket Zhegrovës, për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës bëhet fjalë vetëm për një gjendje gripale. Kështu që në këtë rast nuk ka asnjë alarm; të dy futbollistët do të jenë në dispozicion të Luciano Spallettit për ndeshjen me Pisan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit