-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Përjashtimi i deputetëve, brutalitet politike dhe dhunë institucionalë ndaj opozitës

Kryesoret

Deputetja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër pas vendimeve të Sekretariatit të Kuvendit për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, duke i cilësuar ato si dhunë politike dhe brutalitet institucional.

Topalli theksoi se përjashtimi i deputetëve është një akt i paprecedentë dhe pa bazë reale, duke e krahasuar atë me heqjen e mandatit për një grup që përfaqëson mbi gjysmë milioni vota.

Reagimi i Topallit:

Sot është mbledhur Sekretariati për Procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit.
Jo për të zbatuar ligjin, por për ta shndërruar rregulloren në mjet dhune politike.
Deri në vitin 2013 nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohen 29 deputetë në një ditë.
Nuk ka ndodhur as kur deputetë janë plagosur në seancë plenare.
Sot po.
Sot përjashtohen deputetë që nuk kanë kryer asnjë veprim që, në kushte normaliteti parlamentar, të thyejë rregulloren.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, po përgatitet përjashtimi 2-mujor — që në thelb është heqje mandati për një grup opozitar që përfaqëson mbi gjysmë milioni vota, të marra në kushte ku, siç thotë OSBE-ja,
vija ndarëse mes shtetit dhe partisë është fshirë.
Ky nuk është disiplinim parlamentar.
Është brutalitet institucional.
Është brutalitet politik.
Është brutalitet ndaj votës.
Kjo ndodh sepse regjimi është thellësisht i lëkundur.
Nga përgjimet po del një e vërtetë tronditëse:
grupe të pushtetit rrëmbejnë njerëz, negociojnë në zyra private, dyfishojnë shifrat e tenderave dhe veprojnë si strukturë kriminale e organizuar, pjesë e së cilës janë segmente të qeverisë sot nën hetim nga drejtësia.
Pushteti mendon se duke përjashtuar deputetët e opozitës, do ta ketë më të lehtë të mbijetojë.
Gabohen.
Kjo ndodh ndërkohë që Kryeministri ka dhënë urdhër të mos hiqet imuniteti i zëvendëses së tij, e akuzuar për vepra shumë të rënda.
Ligji për opozitën është çekan.
Imuniteti për pushtetin është mburojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit