-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha publikon video: Agasi udhëton me eskortën e Ramës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video të re në të cilën pretendon se Ergys Agasi, një figurë e përfolur për lidhje me strukturat e pushtetit, ka udhëtuar bashkë me eskortën e Kryeministrit Edi Rama.

Videoja, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një skenë të dyshimtë ku Agasi, në një makinë private, është pjesë e një karvani automjetesh që përfshin gjithashtu automjetet e eskortës zyrtare të kryeministrit.

“Pengmarrësi dhe Inspektori i Përgjithshëm i narkoshtetit Ergys Agasi, udhëtonte së bashku me Ramaduron.
Doktor, kjo video është bërë këtë vit në Tiranë. Është eskorta e Edi Ramës, ku makina e dytë është makina zyrtare e kryeministrit dhe ndërkohë, bashkë me të, lëviz edhe Ergys Agasi me makinën e tij private. Makina Range Rover, e 5-ta në radhë, ngjyrë vishnje, është makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA, dhe makina tjetër pas tij e fundit është makina e rojeve personale të Ergys Agasit, po me targë GG 444 AA dhe modeli Defender.
Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe, ndërkohë kur takonte Ramën, e shoqëronte edhe Policia e Shtetit dhe futej në eskortën e kryeministrit.
Këto dyja janë makinat e Ergys Agasit, të cilat shfaqen edhe në fund të videos që të nisa, doktor.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit