Pas 7 humbjeve të njëpasnjëshme, Burnley mori një pikë të çmuar ndaj Bournemouth, e cila erdhi falë një goli të shkëlqyer të Armando Brojës me kokë.
Ky gol jo vetëm që shpëtoi Burnley nga humbja, por gjithashtu i dha besim skuadrës për të shpëtuar këtë sezon, duke mbajtur trajnerin Skot Parker në postin e tij.
Në një intervistë pas ndeshjes, “Goli i Brojës ishte një moment i rëndësishëm, si për ekipin ashtu edhe për të. Pas shtatë humbjeve radhazi, ishte një rezultat që na dha një pikë që mund të na ndihmojë të nisim një periudhë pozitive. Padyshim, ka ende shumë për të përmirësuar, por shpresoj që kjo pikë të jetë një fillim i ri për ne.”
Tani, Burnley do të sfidojë Everton, ish-ekipin e Brojës, dhe Parker është i shpresuar se ekipi mund të kalojë këtë moment të vështirë dhe të nisë një ecuri më të mirë.









