-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FMN: Qeveria po i vë minat progresit me faljen e gjobave

Kryesoret

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë në vijim të misionit të mbajtur në nëntor, ku vlerëson se vendi ynë vijon të ketë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, e nxitur kryesisht nga turizmi dhe konsumi privat.

Sipas raportit të FMN-së, ekonomia shqiptare ka shënuar performancë të fortë edhe pas pandemisë, me një rritje mesatare prej 4.3%, ndërsa për vitin 2025 parashikohet një rritje prej 3.5% dhe 3.6% në vitin 2026.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të jetë kritik për Paqen Fiskale. “Marrëveshja e “Paqes Fiskale”, e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore”, thotë FMN.

Shqetësuese për Shqipërinë thotë FMN është rënia e popullsisë. “Brenda vendit, një rënie më e theksuar se sa pritej e popullsisë në moshë pune mund të përkeqësojë mungesat e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të kërkojë një qëndrim më të shtrënguar të politikës monetare dhe të dobësojë perspektivat e rritjes”, thotë FMN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit