Në një reklamë satirike për Krishtlindje, Moska ka bërë një tentativë për të përçmuar politikën europiane, duke përdorur një stil të veçantë ironik.
Videoja, e transmetuar në televizionin shtetëror rus, shfaq Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si Babagjyshin e Vitit të Ri, ndërsa politikanët dhe gazetarët europianë përsërisin me humor se çdo problem nga ekonomia tek siguria është “faji i Putinit”
Spot-i përmban skena që ilustrojnë pasigurinë sociale dhe krizat ekonomike, si faturat e larta të energjisë dhe familje të varfra. Në një moment të kulmit të videos, “Babagjyshi” Zelensky vjedh dhuratat e fëmijëve, ndërsa kamerat kapin ironi me frazën “Edhe kjo është për shkak të Putinit.”
Në përfundim të reklamës, një mesazh ironik u drejtohet qytetarëve evropianë: “Të dashur evropianë, mbani besimin tuaj të verbër te Babagjyshi i Vitit të Ri.”









