-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL: Mbështetje për rininë, familjet dhe arsimin për të ardhmen e Shqipërisë

Kryesoret

Partia e Lirisë, përmes sekretarit të rinisë Anisa Ibraj, ka prezantuar një program të ri që fokusohet në mbështetje për të rinjtë dhe familjet shqiptare.

Në qendër të këtij programi janë arsimi, rinia, mbështetja për çiftet e reja dhe krijimi i mundësive për punësim dhe sipërmarrje. Pikat kyçe të programit përfshijnë dyfishimin e buxhetit për arsimin, mbështetje financiare për familjet dhe politika të favorshme për të rinjtë dhe start-up-et.

Fjalimi i plotë:

Programi i Partise se Lirise “5 Prioritete per 4 Milion Shqiptare+” eshte nje vizion i qarte per zhvillimin ekonomik, social dhe njerezor te vendit.
Ky program nuk eshte thjesht nje pakete masash, por nje kontrate serioze me te ardhmen e Shqiperise, qe vendos ne qender te politikave publike te rinjte, familjen, dijen dhe punen.

Ne thelb te ketij programi qendron nje e vertete e panegociueshme: pa arsim nuk ka zhvillim, pa dije nuk ka ekonomi te forte, dhe pa rini te mbeshtetur nuk ka te ardhme.
Por po aq e rendesishme eshte edhe familja, sepse pa cifte te reja te mbeshtetura dhe pa kushte per te ndertuar jeten ne Shqiperi, vendi vazhdon te zbrazet.
Partia e Lirise propozon nje ndryshim rrenjesor te modelit ekonomik dhe social, duke nisur nga arsimi dhe duke u shtrire drejt mbeshtetjes konkrete per te rinjte dhe ciftet e reja.
Programi parashikon dyfishimin e buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe investimin ne nivelin 5% te PBB, mbi mesataren e Bashkimit Europian.
Mesuesia trajtohet si dege prioritare kombetare, me mbeshtetje financiare dhe profesionale, sepse arsimi cilesor eshte baza e cdo zhvillimi afatgjate.

Paralelisht, ky program vendos per here te pare familjen dhe ciftet e reja ne qender te politikave shteterore.

Parashikohet mbeshtetje  financiare per nënat pas lindjes, me pagesa ne masen 70 deri ne 100% te pages per dy vite, trefishim i bonusit te bebes dhe lehtesira fiskale per familjet me dy ose me shume femije.
Keto masa nuk jane sociale ne kuptimin minimalist, por investim demografik dhe ekonomik.

Per ciftet e reja, programi ofron kredi deri ne 20 mije euro, ku interesat i paguan shteti, si dhe politika konkrete per strehimin, duke perfshire ofrimin e banesave sipas modeleve europiane, krijimin e fondit te banesave per ciftet e reja dhe blerjen me kosto te ulet te banesave te pashitura.

Per blerjen e shtepise parashikohen interesa te subvencionuara dhe ulje e kredise sipas numrit te femijeve, duke e kthyer strehimin nga problem ne mundesi reale.

Programi gjithashtu parashikon rimbursime per shpenzimet baze ushqimore, mbeshtetje falas me ushqim dhe suplemente gjate shtatzenise, mbulim te plote te barnave per nenat dhe femijet deri ne nje vit, si dhe garantimin e jetes ne çerdhe, kopshte, shkolla dhe ambiente rekreative per cdo femije.

Keto masa krijojne siguri sociale dhe ulin pasigurine qe sot i shtyn ciftet e reja te shtyjne ose te heqin dore nga ndertimi i jetes ne Shqiperi.

Ky vizion lidhet drejtperdrejt me ekonomine prodhuese. Me krijimin e lehtesirave per te rinjte nen 30 vjec, krijohen kushte reale per pune, sipermarrje dhe karriere.

Mbeshteja per startup-e, grantet deri ne 20 mije euro per te rinjte dhe lehtesirat fiskale jane mekanizma konkrete per ta kthyer energjine rinore ne vlere ekonomike.

Si Sekretare e Rinise jam besimplote, se rendesia qe i jepet te rinjve dhe ciftet e reja ne kete program eshte thelbesore. Pa te rinj qe punojne, krijojne familje dhe qendrojne ne Shqiperi, nuk ka as zhvillim ekonomik dhe as stabilitet shoqeror.

Shqiperia nuk ka mungese potenciali, as mungese njerezish te afte. Ka mungese vullneti politik dhe vizioni afatgjate.

Programi “5 Prioritete per 4 Milion Shqiptare+” tregon se ky vullnet ekziston dhe se ndryshimi eshte i mundur.
Sepse Shqiperia e se nesermes ndertohet me njerez qe e duan e vendin  me mundesi e vizion.

Faleminderit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit