Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione ndaj pesë personaliteteve evropiane, mes të cilëve ish-komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton. Sanksionet përfshijnë ndalimin e hyrjes në territorin amerikan për Breton, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka justifikuar masat si një reagim ndaj “censurës” që dëmton interesat amerikane, veçanërisht në lidhje me platformave teknologjike.
Në një reagim në rrjetet sociale, Thierry Breton e cilësoi këtë vendim si një formë presioni politik dhe e krahasoi me periudhën e “gjuetisë së shtrigave” të McCarthy-t.
Ai mbrojti ligjin e tij të miratuar, Digital Services Act (DSA), duke theksuar se 90% e Parlamentit Evropian dhe të gjitha 27 shtetet anëtare e miratuan këtë akt ligjor, dhe theksoi se censura nuk është aty ku mendon Uashingtoni.









