-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia arreston ambasadorin e saj në Francë

Kryesoret

Polonia ka arrestuar ambasadorin e saj në Francë, ky i fundit akuzohet për falsifikim diplomash edhe pse ai ka mohuar akuzat ndaj tij.

Ambasadori i Polonisë në Francë Jan Emerick Rosyszewski, është shkarkuar nga posti i tij, në pritje të rezultateve të një hetimi ndaj tij për “ndikim të pahijshëm” që përfshin një institucion që jepte diploma të falsifikuara.

Sipas mediave të huaja, Jan Emerick Rosyszewski, ambasador në Paris që nga viti 2022, u arrestua dje me të mbërritur në Aeroportin Frederic Chopin të Varshavës dhe dha një deklaratë para hetuesve nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit (CBA).

“Ministri (i Jashtëm) Radoslaw Sikorski ka vendosur ta shkarkojë atë nga detyrat e tij derisa të sqarohen dyshimet”, rreth përfshirjes së tij në këtë rast, tha një zëdhënës i ministrisë për agjencinë e lajmeve PAP.

Ndërkohë, zëvendësi i Rociszewski-t, Wieslaw Tarka, po merr detyrën e kreut të misionit diplomatik të Polonisë në Paris.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit