Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi nga grupi muzikor “Ilirët”, do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Arbëri, Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur nga miku i tij, këngëtari Arian Agushi.
Shemi u gjet i vdekur të hënën rreth orës 15:00 në banesën e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga një atak në zemër. Miku i tij, Agushi, ka shprehur ngushëllimet dhe ka njoftuar për humbjen e këtij ikone të muzikës.









