Ish-nënkryetari i UÇK, Nasim Hardinaj gjatë një dalje në emisionin X në Kosovë, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurti, duke thënë se nuk është menduar kurrë për ish-krerët e UÇK-së të cilët po përballen me padrejtësinë në Hagë.
“Fatkeqësisht, kjo gjykatë ka treguar anën e saj të keqe, por ka nxjerrë në pah trimërinë, guximin dhe patriotizmin e veteranëve.Por që dikujt ia nxori edhe trimërinë edhe guximin, edhe patriotizmin. Më vjen keq ma së shumti që e nxori patriotizmin fallc të pushtetarëve, që e patën këto vite këtë Kosovë dhe që nuk bënë asgjë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nuk patën as vullnet e as dëshirë, në një mënyrë u bënë një më trupin gjykues e atë gjykatë, që po e dënon Kosovën dhe jo individët”, u shpreh Haradinaj.









