-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesha e Krishtlindjes në Shqipëri, mesazhe paqeje për besimtarët

Kryesoret

Mbrëmjen e kaluar, të gjitha kishat katolike në Shqipëri festuan Krishtlindjen, ku drejtuesit e kishave shpërndanë mesazhe paqeje dhe dashurie.

Në Tiranë, mesha e vigjiljes së lindjes së Krishtit u mbajt në Katedralen e Shën Palit, me qindra besimtarë të pranishëm. Arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, përcolli mesazhin e tij për vëllazëri, paqe dhe begati.

Në Shkodër, mesha u zhvillua në Katedralen e Shën Shtjefnit, drejtuar nga arqipeshkvi Imzot Giovanni Peragine, i cili gjithashtu shpërndau mesazhe të shenjta për besimtarët. Në Vaun e Dejës, besimtarët morën pjesë në meshën e organizuar në katedralen “Nënë Tereza”, ndërsa në Pukë, meshën e drejtoi famulltari Dom Zef Marku, duke ftuar besimtarët të hapnin zemrat e tyre për Krishtin.

Në Lushnje, besimtarët morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në Kishën e Shenjtëve Pjetri dhe Pali, ku ambienti i jashtëm ishte dekoruar me një skenë të lindjes së Krishtit. Meshën e shenjtë e mbajti dom Gjoni, duke filluar me vendosjen e foshnjës në një shportëz nën këmbët e altarit.

Në Durrës, besimtarët u mblodhën në Famullinë Shën Dominiku për të kremtuar Krishtlindjet, ndërsa në Krujë, mijëra besimtarë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në kishat e këtij rrethi.

Krishtlindja është një nga ngjarjet më të rëndësishme krishtere që shënon lindjen e Jezusit, një moment i shenjtë ku besimtarët, me qirinj në duar, presin mbërritjen e mesnatës së 25 dhjetorit për të festuar lindjen e Birit të Zotit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit