Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët për Krishtlindjet, duke shpërndarë një mesazh të ngrohtë dhe duke ndarë një imazh nga veprat e Pjetër Bogdanit, një prej figurave më të shquara të kulturës shqiptare.
Ai ka përdorur një citat të veçantë nga veprat e tij për të uruar festat.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, ‘Çeta e Profetëve’, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen.”









